Këngëtarja nga Prishtina me famë botërore, Rita Ora, do të jetë pjesë e gjyqtarëve në serinë e re në X Factor UK në Britani të Madhe.
Shefi i X Factor, Simone Cowell, e ka parë Ritën si një person e cila mund ta shpëtoj dhe ta bëjë edhe me të madhe këtë show.
Vetëm 24 orë pas dorëheqjes së Nick Grimshaw nga detyra e gjyqtarit, Rita Ora thuhet të ketë nënshkruar një marrëveshje me Coëell për audicionin e ri, raporton Dailymail.
Këngëtarja 24 vjeçare, e cila është fytyrë e markës italiane Tezenis, në emisionin e saj të kaluar në X Factor ka fituar lëvdata për komentet dhe thjeshtësinë e saj./insajderi.com