Kostas Manolas do të largohet në janar nga Napoli dhe pritet që të luajë me Olympiacos në vendlindje.
Mbrojtësi raportohet se ka arritur marrëveshjen personale me gjigantin grek dhe madje ka kryer edhe vizitat mjekësore.
Tashmë mbetet që Olympiacos dhe Napoli të bien dakord për detajet e marrëveshjes mes tyre, për të përmbyllur këtë transferim.
Manolas sezonin e fundit ka pasur shumë pak hapësira te Napoli, edhe për shkak të një dëmtimi.
Aktivizimi në vetëm katër ndeshje në Serie A e ka bërë atë të mendojë për një tjetër aventurë dhe tashmë pritet të zyrtarizohet tek Olympiaos.