Amir Rrahmani shkëlqeu në fitoren e Napolit kundër Milanit me rezultatin 0:1, në ndeshjen e zhvilluar në “San Siro” e vlefshme për xhiron e 18-të. Ky derbi ishte tejet i rëndësishëm për të dy skuadrat për të qëndruar në garë me Interin për titullin e kampionit, shkruan Insporti.com.
Kapiteni i Kosovës, Rrahmani u shpallë futbollisti i ndeshjes duke u vlerësuar me notën më të lartë nga të dy skuadrat.
Mbrojtësi shqiptar u vlerësua lart në fushë me notën 7.7, duke qenë thjesht i pakalueshëm.
Pas super paraqitjes kundër një skuadrës të Milanit që në përbërje kishte sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, Rrahmani është përzgjedhur edhe në formacionin e javës të Serie A.
Në këtë formacion futbollisti më i vlerësuar doli të jetë Hakan Çalhanoglu, që mori notën 9.7. /insporti.com/