×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Rrëfimi i kapitenit Edvin Kuc për gjithçka që ndodhi rreth fluturimit të Ballkanit nga Praga në Prishtinë

    Insajderi
    16 September 2022 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ballkani është rikthyer në Kosovë, pas problemeve që kishte me aeroplanin ku ishin nisur nga Praga e Republikës Çeke.

    Kampioni në fuqi i Kosovës luajti në udhëtim te Slavia Pragës dhe humbi 3-2.

    Menjëherë pas ndeshjes ekspedita e Ballkanit ishin nisur me një aeroplan ‘charter’ për në Prishtinë, por jo gjithçka shkoi sipas planit.

    Kjo pasi pas 45 minutash fluturim, aeroplani me të cilin kanë nisur fluturimin ekipi i Ballkanit i është dashur të kthehej.

    Edvin Kuc

    Aeroplani ishte nisur për në Prishtinë, por është kthyer sërish për në aeroportin e Pragës, pasi i është krisur xhami.

    Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuc ka rrëfyer për Telegrafin gjithçka që ndodhi rreth këtij fluturimi që fatmirësisht ishte me fund të lumtur pasi nuk ishte asnjë i lënduar.

    “Të them të drejtën asgjë nuk kemi ditur pasi kemi mësuar për atë që ka ndodhur vetëm pasi jemi kthyer në Pragë”.

    “Jemi nisur për në Prishtinë, por pastaj jemi kthyer në Pragë dhe vetëm pas aderimit kemi mësuar për problemin që kishte pasi ishte krisur xhami i aeroplanit”, ka thënë Kuc për Telegrafin.

    Numri 20 i Ballkanit thotë se nuk ka pasur panik, pasi vetëm kanë pritur për disa orë në aeroportin e Pragës deri sa është ardhur aeroplani tjetër ‘charter’ nga Bullgaria.

    “Ishte lodhje, por nuk ishte diçka e madhe për tu bërë panik. Falë Zotit gjithçka është në rregull dhe askush nuk është i lënduar”.

    “Kemi pritur për disa orë në aeroportin e Pragës deri sa ka ardhur aeroplani tjetër ‘charter’ nga Bullgaria dhe tani jemi në Prishtinë”.

    “Të gjithë janë mirë dhe kjo ka rëndësi”, përfundoi Kuc. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark