×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi për alpinisten e parë shqiptare që pushtoi Himalajën

    Insajderi
    04 January 2017 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Uta Ibrahimi sapo ka përfunduar ekspeditën dimërore 4 javore në Himalaya, konkretisht në qendër-veri të Nepalit, në Luginën Ralwaling e cila është e njohur për mundësi të ndryshme alpine përgjatë gjithë vitit.

    Ecja për Uta Ibrahimin, ka filluar në fshatin Jagat 1200 metër lartësi mbidetare dhe duke vazhduar për 7 ditë ecje nëpër fshatrat e thella të kësaj zone, deri në fshatin e fundit NA me lartësi mbidetare 4 mijë e 200 metra.

    Lugina Ralwaling njihet si ndër zonat ku është zhvilluar Budizmi gjatë shekullit të 17 dhe në atë kohë ka qenë si zonë sekrete dhe vetëm në 30 vitet e fundit është e vizituar nga alpinistë nga gjithë bota.

    Ekspedita alpine për Ibrahimin, ka vazhduar nëpër kampe me lartësi të ndryshme mbidetare, kampi bazë 4 mijë e 900 metra, kampi i dytë 5 mijë e 400 metra dhe kampi i fundit 5 mijë e 656 metra lartë si dhe çdo ditë me aktivitete alpine në lartësi të ndryshme mbidetare me qëllim të përgatitjeve teknike – ngjitje në gurë, ngjitje në akull, ngjitje alpine e kombinuar, ngjitje në glaciera dhe trajnim në kravasa, përgatitje psiqike dhe aklimatizim.

    alpinisjta

    Krejt në fund Ibrahimi, përfundoi duke u gjitur në 3 maje të Himalayave, Yalung Peak 5 mijë e 700 metra lartësi mbidetare, Nurbu Peak 5 mijë e 800 metra lartësi mbidetare, ngjitje teknike e shkallës D+ dhe së fundi Ramdung Peak 5 mijë e 925 metra lartësi mbidetare, ngjitje alpine e shkallës PD.

    Uta ka treguar edhe për eksperiencën që i ka dhuruar asaj gjatë këtij rrugëtimi.

    “Kjo eksperiencë më ka bë familjare me kuptimin e vërtetë e një alpinisti, në një masiv me shumë maje rreth e rrotull, me temperatura të ulëta deri në -20, me rrezikshmëri në çdo hap dhe respekt për bjeshkët dhe natyrën. Këtë përjetim ta ofrojnë vetëm Himalayat”, ka thënë ajo.

    utambarim

    Në Mars  të këtij viti, Ibrahimi do të vazhdojë fazën e dytë të kësaj ekspedite me pushtimin e majës Sersung, 6 mijë e 422 metra lartësi mbidetar.

    “Më duhet me zemër me ju falënderuar publikisht Familjes Begeja për besimin që ma kanë dhënë në realizimin e këtij projekti madhor, anëtarët e Shoqatës Dajti Alpin Turistik dhe Shoqata Skarpa nga Prizreni”, ka thënë Ibrahimi.

    Në fund Ibrahimi, shtoj se nuk ka qenë aspak e letë që të kalohet me sukses kjo ekspeditë, por nuk do të jetë aspak të lehtat edhe ekspedita e ardhshme./Insajderi.com

    utames

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark