×
  • Showbiz
  • Show

    Rrëfimi prekës i Shkurte Fejzës, përlotet në studio

    Insajderi
    17 April 2023 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Artistja e njohur, Shkurte Fejza, erdhi në një rrëfim në programin ‘Më prit në fundjavë’.

    Artistja rrëfeu se ndjen shumë kenaqësi që dy hitet e saj ‘Mora fjalë’ apo edhe ‘Xhamadani vija-vija’ këndohen edhe sot masivisht, sidomos nga brezi i ri në klube e festa nga më të ndryshme.

    Shkurte Fejza u përlot në një moment kur fliste për luftën e Kosovës.

    Ajo rrëfeu se me fëmijët në krahë u dëbuan nga shtëpia e se mes plumbave kanë patë vdekjen me sy.

    Këto momente fatkeqësisht kanë lënë dhimbje ende tek ajo, pasi pohon se kur i kujton në shtëpi qan me dënese e se zgjohet shume e trishtuar për ditë të tëra.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark