Një person në Angli është dënuar me një masë të çuditshme dhe interesante. Duke e konsideruar si të rrezikshëm policia i ka shqiptuar masën e dënimit “të lajmërojë policinë 24 orë përpara kryerjes së çdo marrëdhënie seksuale”, njofton Yorkpress.
Ai vazhdon të mbetet i ngarkuar me akuzën “fajtor i seksit”, rrjedhimisht konsiderohet i rrezikshëm për komunitetin, andaj ata ia kanë shqiptuar këtë masë.
Në mënyrë që të ulet rreziku, policia e ka detyruar atë që para çdo marrëdhënie seksuale ta njoftojë policinë paraprakisht duke ia dorëzuar edhe emrin e personit me të cilën do ta kryej aktin, raporton Insajder
Në Angli janë hartuar disa ligje, duke pasur parasysh rrezikun që të shfrytëzohen, apo të keqpërdoren njerëzit në nevojë, njerëzit pa prind apo njerëzit pa shtëpi. Me anë të këtyre ligjeve, synohet të ulet numri i njerëzve që keqpërdoren seksualisht.
Sipas medieve lokale në Yorkshire, personi e ka të ndaluar edhe përdorimin e pajisjeve elektronike për kontakt pa pëlqimin e policisë, shkruan Insajder
Ai duhet të lajmërojë çdo pajisje komunikuese në polici para se ta përdorë atë./Insajder