×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rreth 316 milionë euro pritet t`i kushtoj Kosovës importi për energji gjatë dimrit

    Insajderi
    06 October 2022 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova do të ketë nevojë që gjatë dimrit të importoj nga jashtë 728 mijë megavat orë energji elektrike për t`i plotësuar kërkesat e qytetarëve tash kur pritet që të nis kriza e madhe me energji. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka treguar se sa do t`i kushtoj Kosovës importi

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se konsumi i energjisë gjatë muajve të dimrit pritet të ketë prej 4.12 milionë megavat në orë, ndërsa gjenerimi nga ana e KEK-ut pritet të jetë 3.2 milionë megavat në orë.

    Rizvanollit tha më tej se për plotësimin e nevoja të konsumatorëve, Kosova do të ketë nevojë për të importuar nga jashtë edhe  728 mijë megavat orë energji elektrike.

    E tërë kjo sipas saj, pritet t`i kushtoj shtetit rreth 316 milionë euro, përcjell Insajderi.

    “Nevoja për import do të varet në masë të madhe nga ajo se sa kapacitetet e KEK-ut do të jenë në gjendje të gjenerojnë.  Pra, konsiderojmë që mënyra më e mirë është që të ulim konsumin dhe të ulim importin në mënyrë që këto mjete të mund të përdoren për qëllime të tjera”, tha Rizvanolli.

    Sipas ministres, qytetarët nuk kanë nevojë për të aplikuar për subvencionimin e energjisë nga ana e qeverisë, pasi thotë se të dhënat do të merren direkt nga KESCO.

    “Muaji që do të fillohet është muaji shtator, do të thotë për faturën e shtatorit ndërsa për informata të tjera do të ketë detaje në ditët në vijim”, tha ministrja Rizvanolli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark