Një person i identifikuar si Nertil Qazimi ka tentuar të shtypë me makinë qytetarët të cilët po shijonin ditën e kësaj të diele në sheshin ‘Skënderbej’.
35-vjeçari ka bërë manovra të rrezikshme në shesh duke vënë në rrezik jetën e dhjetërave qytetarëve dhe fëmijëve të cilët ndodheshin në shesh. Në momentin e parë një i ri identifikuar si Klodiani ka kërcyer mbi makinë dhe ka qëlluar me shkelmë 35-vjeçarin për ta neutralizuar.
Bëhet me dije se 35-vjeçari ndodhej nën efektin e drogërave dhe brenda në automjet janë gjetur doza të lëndëve narkotike e llojit kanabis.