×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zvicër: Rriten çmimet e benzinës

    Insajderi
    10 August 2023 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Çmimi i benzinës në pikat zvicerane ka ardhur në rritje të vazhdueshme që nga fillimi i verës.

    Me rritje prej 3 cent në javë, një litër 95 pa plumb tani kushton gati 2 franga – 15 cent më shumë për litër se vetëm disa javë më parë.

    “Me rreth 1.90 franga për litër mesatarisht, çmimi i benzinës është aktualisht më i lartë se kurrë këtë vit”, sipas Jonas Montani, zëdhënës i organizatës së automobilizmit TCS.

    Ndër arsyet e përmendura për rritjen – e cila prek edhe vendet e tjera evropiane – është norma e dollarit, e cila është rritur pak kundrejt frangut, duke rritur çmimet e benzinës.

    Gjithashtu, vendet eksportuese të naftës si Arabia Saudite reduktuan prodhimin në korrik, pikërisht për të rritur çmimet e naftës në nivel global.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark