×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rritet kërkesa për qirinj në Gjermani

    Insajderi
    20 December 2022 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kriza energjetike në Gjermani ka bërë që edhe kërkesa për qirinj të rritet.

    Madje, kjo kohë po konsiderohet si adekuatja për t’u marrë me biznes të qirinjve.

    “Kërkesa për qirinj është shumë e fortë tani,” thotë Stefan Thomann, Drejtor Teknik i Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Qirinjve.

    Sipas Thomann qirinjtë shiteshin me të madhe gjatë pandemisë, por po vazhdojnë të blihen nga qytetarët edhe pas luftës në Ukrainë.

    “Shitja i qirinjve filloi gjatë pandemisë, pasi qeveria vendosi bllokime dhe gjermanët filluan të kalonin shumë më tepër kohë në shtëpi. Industria priste që shitja të përfundonte sapo vendi të hapej përsëri, thotë Thomann.

    “Por më pas filloi lufta (në Ukrainë)” – shtoi tutje ai.

    Para pushtimit Ukrainës, Gjermania merrte më shumë se gjysmën e gazit natyror nga Rusia. Ishte konsumatori më i madh rus i gazit natyror në Bashkimin Evropian.

    Megjithatë, pas fillimit të luftës, Gjermania filloi të reduktonte importet e saj të gazit natyror rus dhe tani po përballet me krizë.

    Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark