×
  • Lajme
  • Lajme

    Rruga me borë, fermeri nga Vitia bartë ushqimin me kalë

    Insajderi
    24 December 2023 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Banorët e fshatit malor Debëlldeh në Viti, ankohen se rruga e tyre është e pakalueshme nga bora.

    Një fermer ka treguar se në lagjen e tij në pamundësi për të qarkulluar me veturë, është detyruar të nxjerr kalin për kryer punët në fshat.

    Ai ka dërguar pamje nga Debëlldehu ku shihet duke bartur ushqimin për kafshë me një kalë, dhe thotë se askush nuk ka intervenuar për largimin e borës.

    “2 km rrugë për të marr ushqim për kafshët deri te ferma, po duhet të bartim me kali gjerat ushqimore. Kam një fermë të lopëve dhe dhive, me kali jemi të detyruar të bartim gjerat që na nevojiten sepse rruga prej borës është e pa kalueshme. Me kali e bartim misrin për fermë, jemi në krye të fshatit nalt”, tha ky banor.

    Kryetari i fshatit Fazli Neziri, thotë se pas reshjeve të borës e ka njoftuar komunën për gjendjen e rrugës.

    “Në momentin që ka ra borë ankesat e para, menjëherë e kam informuar drejtorin e Shërbimeve Publike, kanë dal në terren, dhe rruga kryesore e fshatit është e kalueshme, nuk më është ankuar dikush më”, tha ai.

    Kurse nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Viti, i kanë thënë televizionit se kompania për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, ka intervenuar në largimin e borës dhe rruga e fshatit është e kalueshme atje.

    Por banorët thonë se telashe kanë pasur në rrugët nëpër lagjet ku sipas tyre nuk është intervenuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark