×
Insajderi / Insajderi

Rruga “Xhoxh Bush” do të hapet vetëm për këto linja të autobusëve

Insajderi
12 January 2023 - 22:29
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Të premten rruga “Xhorxh Bush” do të rihapet për qarkullim të autobusëve dhe taksive.

Megjithatë, siç ka njoftuar ndërmarrja “Trafiku Urban” në mbrëmjen e së enjtes, në këtë rrugë do të lejohet të qarkullojnë vetëm linjat e autobusëve 1, 3 dhe 4.

Po ashtu, autobusët përgjatë kësaj rruge do të lejohet të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 kilometra për orë.

Linjat e autobusëve 1A dhe 7C, që dikur qarkullonin në këtë rrugë, do të vazhdojnë sipas rendit të udhëtimit në fundvit, kur Komuna e shndërroi rrugën në shesh.

Rruga ishte mbyllur që prej 26 nëntorit, me qëllim të shërbimit si shesh për organizimin e aktiviteteve të ndryshme për festat e fundvitit.

OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark