Rrugës për në shtëpi djali i biznesmenit të njohur e goditi me veturë, profesori vdiq e i akuzuari asnjë ditë nuk qëndroi në burg – Insajderi
×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Rrugës për në shtëpi djali i biznesmenit të njohur e goditi me veturë, profesori vdiq e i akuzuari asnjë ditë nuk qëndroi në burg

    Insajderi
    07 December 2024 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    2 dhjetori i vitit 2023 ishte I kobshëm për familjen Bejtullahu. Sihana kishte humbur tragjikisht babin e saj, Ferhatin.

    Ai ishte duke u kthyer nga puna për në shtëpi. Pak metra larg vendit të tij të punës ai u shtyp nga një veturë. Plagëve arriti t’i mbijetoj vetëm për pak orë.

     Njeriu që e mbyti profesorin Bejtullahu rastisi të jetë djali i një biznesmeni të fuqishëm. I një multimilioneri. Ai është Vullnet Gashi. I biri i biznesmenit Burim Gashi.

    Ky I fundit është i njohur për lidhjet e tij të fuqishme me politikën e me grupe të fuqishme të interesit. Ka përfituar një varg benefitesh nga fondet publike. Është pronar i firmës “Agro Llapi”.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se i akuzuari asnjë ditë të vetme nuk ka qenë në paraburgim. Fillimisht lënda e tij ishte në duar e zv/kryeprokurores Erza Bajrami, më pas kishte kaluar në duart e prokurorit Kushtrim Zeka.

    Rreth në vit më pas është mbajtur seanca e parë gjyqësore, në të cilën Gashi ka deklaruar se nuk ndihet fajtorë.

    Ndërkaq në aktakuzën e prokurorisë thuhet se derisa I njëjti  ishte duke drejtuar veturën pa patentë shofer, në shiritin e djathtë të dedikuar vetëm për lëvizjen e autobusëve dhe taxive, nga pakujdesia ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, ashtu që duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, kushteve të rrugës, gjendjes dhe llojit rrugës në mënyrë që të ndalë mjetin para çdo pengese që mund të paraqitet, ka rrezikuar trafikun publik dhe ka vënë në rrezik jetën e njerëzve.

    E në lidhje me të ndjerin në dosje thuhet se ai, ishte duke kaluar rrugën, në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, jashtë vendkalimit të këmbësorëve, nga ana e majtë në të djathtë (drejtimi i lëvizjes së automjetit), në ato momente në shiritin e mesëm të trafikut ishte duke lëvizur një kamion dhe me të arritur pranë “Euro Roleta”, i pandehuri me pjesën e parë ballore e godet tani të ndjerin, i cili si pasojë e lëndimeve të marra, kishte ndërruar jetë.

    Në vijim mund të ndiqni storien e realizuar nga gazetarja Dijellza Preniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark