×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Rusia sulmon me bomba fosfor qytetin e Bakhmutit

    Insajderi
    06 May 2023 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusët po vazhdojnë të sulmojnë qytetin lindor ukrainas, Bakhmutin, i cili është bërë synimi kryesor i presidentit rus, Vladimir Putin.

    Korrespondenti i Financial Times, Christopher Miller ndau një video të forcave ruse duke sulmuar me bomba fosfor qytetin e Bakhmutit.

    Pamjet fillimisht u publikuan nga forcat e operacioneve speciale ukrainase.

    “Bakhmuti tani. Armiku vazhdon të shkatërrojë qytetin dhe ne vazhdojmë ta mbrojmë atë!”, shkruanin forcat ushtarake ukrainase.

    Kujtojmë se shefi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin njoftoi të premten se ‘ushtarët e tij’ do të largohen nga qyteti ukrainas i Bakhmutit më 10 maj, sepse po iu mungon municioni.

    Ai ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin se do t’i largojë mercenarët pasi që nuk dëshirojnë të vazhdojë luftën pasi që luftëtarëve po iu mungon municioni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark