Rusia nuk do të marrë pjesë edhe në Kampionatin Evropian që mbahet në vitin 2024 në Gjermani.
Federata ruse u përjashtua fillimisht nga Liga e Kombeve që u përmbyllë të martën mbrëma, derisa tani do të jetë jashtë garës më të madhe për përfaqësuese në Evropë.
Tashmë dihet se ky përjashtim vije nga sulmet që Rusia i filloi më 24 shkurt të këtij viti ndaj Ukrainës.
Kjo gjendje po vazhdon edhe tani, andaj UEFA ka marrë vendim që të mos e lejojë federatën ruse të marrë pjesë në kualifikimet e “Euro 2024”.
Natyrisht se ky është një dëm i madh për futbollin rus, derisa edhe lojtarët nuk guxojnë të kundërshtojnë pushtimin që Vladimir Putin po tenton ta bëjë ndaj Ukrainës.
Vlen të përmendet se Kosova dhe Shqipëria janë pjesë e këtyre kualifikimeve, të vendosura në vazon katërt, respektivisht tre.
Nga ky përcaktim i vazove, Dardanët dhe Kuqezinjtë mund të jenë në të njëjtin grup, short ky që nuk do të ishte i mirëpritur.