×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rustemi: VV-ja e gatshme për zgjedhje, rezultati i zgjedhjeve të ardhshme do të tejkalojë edhe rezultatin e 14 shkurtit

    Insajderi
    27 December 2023 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se kjo parti është e gatshme për zgjedhje të parakohshëm.

    Ai tha se në zgjedhje mund të shkohet vetëm nëse opozita inicion një mocion mosbesimi.

    “Natyrisht që VV është e gatshme kurdo që krijohen rrethanat për zgjedhjet e parakohshme, sepse këto e kanë një dimension të rrethanave se kur ato krijohen. Kushtetuta e parasheh këto situata. Unë nuk shoh indikacione për një gjë të tillë, nëse ka ndonjë nismë nga opozita për mocion mosbesimi për Qeverinë dhe ka sukses, padyshim që Vetëvendosja do të ishte edhe e gatshme edhe e përgatitur për të marrë pjesë në zgjedhje”, tha ai,

    Deputeti u shpreh i bindur se partia e tij në zgjedhjet e ardhshme do të dalë me rezultat më të mirë sesa më 14 shkurt kur fitoi 51%.

    “Por, ne vazhdojmë me përkushtim përmbushjen e programit e qeverisës me mandat të plotë, por nëse eventualisht zgjedhjet e parakohshme paraqiten padyshim që ne me përkushtim do t’iu dedikohemi zgjedhjeve të parakohshme. Edhe nga vlerësimi i opinionit, por edhe nga puna që po bëjmë është po ashtu e dukshme që rezultati i zgjedhjeve të ardhshme do të tejkalojë edhe rezultatin e 14 shkurtit të 2021-ës marrë parasysh faktin që mërgata do të ketë lehtësi të votimit si kurrë më parë nëpërmjet votimit nëpër ambasada e konsullata”, theksoi Rrustemi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark