×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Sa jemi duke ndejt”, Konjufca u tregon batuta deputetëve

    Insajderi
    29 September 2022 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës në seancën e mbajtur sot ka dështuar që ta miratojë Projektligjin për Edukimin e Hershëm, pasi në sallë ishin vetëm 60 deputetë.

    Pas kësaj numri i deputetëve të pranishëm u rrit në 61. Ishte Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ai që shkaktoi të qeshura, pasi tha se “një herë mendova se u bëmë 62 deputetë, por qenka Ismeti”.

    Konjufca tregoi edhe një batutë me sekretarin e Kuvendit, Ismet Krasniqi.

    “Pasi jemi duke ndejt, a ua tregoj një batutë? Një batut për Ismetin po ua tregoj. Një grua në moshë, familjare e dikujt prej deputetëve e thërret dhe i thotë “çka është puna e atij Bajrush Xhemajlit që herë po ulet atje herë te kryetari i kuvendit këtu”, tha Konjufca.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark