×
Insajderi

Sallahu konfirmon raportimin e Insajderit: Prokuroria i posedon video-incizimet

Insajderi
20 February 2023 - 22:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka konfirmuar raportimin e Insajderit se Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale posedon video-incizimet e marra nga Laboratori i Instituti i Mjekësisë Ligjore që lidhem me skandalin e zhdukjes së mostrave nga frigoriferi i Laboratorit të Toksilogjisë.

“Policia ka shku ne vendin e ngjarjes ka mbledhë të gjitha provat duke përfshire edhe video incizimet nga kamerat. Secili hetim që bëhet brenda një institucioni ata i marrin incizimet. Kamerat janë marrë shumë herët. Prokuroria i posedon ato”, ka thënë Salihu.

Pak me parë Insajderi raportoi nga burimet brenda IML’së se Prokuroria ka në dorë video-incizimet që ndërlidhen me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit. Një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar ministrja Haxhiu e cila ka thënë se pamjet fshihen brenda një muaji.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark