×
  • Sport
  • Sport

    Samir Ujkani me mesazh special për 5 vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA

    Insajderi
    03 May 2021 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në këtë ditë, pesë vjet më parë, Kosova u pranua në UEFA, organin qeverisës të futbollit evropian, përkundër kundërshtim dhe lobim të ashpër nga Serbia, shkruan Insporti.

    Pranimi në UEFA i hapi rrugë aplikimit për anëtarësim dhe përfundimisht edhe pranim po ashtu në FIFA, shtëpinë e futbollit botëror, i cili erdhi vetëm 10 ditë më vonë, më 13 maj.

    Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime, në kongresin e UEFA-s, Kosova u pranua si antare e 55-të e kësaj organizate.

    Për këtë ditë historike ka folur edhe portieri i Kosovës, Samir Ujkani, i cili tha se ishin kohë të vështira para pranimit dhe falënderon të gjithë lojtarët për kontributin.

    Shihni videon:

    https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FFFKKosova%2Fvideos%2F1074143079660824%2F&show_text=false&width=560https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark