×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Sara “shpërthen” ndaj ndjekësit: Nuk më ka braktisur nëna, mjaft më

    Insajderi
    13 March 2024 - 09:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sara Gjordeni ka reaguar ashpër ndaj komentit të një ndjekësi, i cili i kishte thënë se e njëjta është braktisur nga e ëma.

    Ndonëse komenti është bërë gjashtë javë më parë, gjatë kohës kur Sara ishte akoma në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ajo thotë se i ka ngelur në kokë ai koment dhe e ka postuar në “Insta-Story”.

    “E kam lexuar disa herë këtë gjë! O njerëz nuk më ka braktisur nëna! Nga i nxirrni këto? Thjesht është larguar në emigrim kur kam qenë 2 vjeç. Ajo është kujdesur për mua financiarisht për shumë e shumë vite! Kush është nga Kuçova e di shumë mirë që kur mami im dërgonte gjëra, duhej ndihma e lagjes për t’i ngritur qeset e valixhet. Kam një nënë pak të thuash e fortë dhe heroinë. Mjaft me këto keqkuptime skandaloze se u bë e lodhshme”, ka shkruar Sara.

    Ky është postimi i saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark