×
  • Sport
  • Euro 2016

    Schweinsteiger i gatshëm të luaj kundër Francës

    Insajderi
    07 July 2016 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesfushori Bastian Schweinsteiger do të jetë i gatshëm për ndeshjen gjysmëfinale që kombëtarja gjermane e luan kundër Francës.  Ai ka qenë në dyshim për këtë ndeshje për shkak të një lëndimi t lehtë, por tashmë është konfirmuar se ai do të luaj dhe do të jetë kapiten i ekipit.

    Trajneri gjerman, Low, ka thënë se tanimë e ka zgjedhur ekipin për ndeshjen e sotme, dhe se Shweinsteiger do të luaj, njofton BBC.

    “Unë kam thënë se nëse ai ia del që të ushtrojë pa probleme, atëherë ai do të jetë i gatshëm,” ka thënë ai.

    Franca e Gjermania do të luajnë për të siguruar një biletë për në finalen e Euro 2016, ku i pret Portugalia e cila mbrëmë mposhti Uellsin me rezultat 2 m 0.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark