×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Seanca e radhës ndaj Iljasa Fazliut në mars/ Çka thuhet në aktakuzën e prokurorisë për abuzimet për të cilat kishte raportuar Insajderi

    Insajderi
    16 February 2024 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me 1 mars do mbahet seanca e radhës ndaj Iljasa Fazliut, mjekut i cili dyshohet se ka abuzuar me një fëmijë autik. I paraqitur si logoped, Iljasa Fazliu kishte abuzuar verbalisht me fëmijën. I njëjti ishte pezulluar nga puna, por ishte rikthyer me vendim të Komisioni Disiplinor të QKUK-së.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht lidhur me rastin duke publikuar video incizime e detaje nga keqtrajtimi profesional që logopedi Iljasa Fazliu nga Gjilani ushtroi ndaj një 3 vjeçare ordinancën e tij AAR Logo+.

    Pasi familja e kishte kuptuar sjelljen e logopedit ndaj vajzës së mitur ata ishin konfrontuar fizikisht me të meqë rast u arrestuan babai dhe daja i vajzës por edhe logopedi Iljasa Fazliu.

    Sipas aktakuzës se Prokurorisnë Themelore në Gjilan në dhjetor të vitit 2022 që ka siguruar Gazeta Insjaderi, Iljasa Fazliu dyshohet se gjatë seancës me një fëmijë të moshës 3 vjeçare që është me autizëm ka përdorur fjalë fyese ndaj tij duke i bërtitur me tonë të larta.

    Fazliu madje e kishte sharë “Ti koke budallic..ta q.. bota nënën“, kështu duke shkelur parimet gjatë ushtrimit të kujdesit shëndetësor.

    Më datë 26.Nèntor 2022, në intervalin kohor prej orës 10.00-11.00 min , në ordinancën private “AAR Logo Plus” që ndodhet në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan , i pandehuri Iljasa Fazliu , në cilësinë e mjekut Logoped , haptas ka përdorur metodë të pa përshtatshme për trajtim dhe nuk ka zbatuar rregullat e profesionit te llokopedit, ashtu që gjatë seancës për trajtim të fëmiut FSH të moshës 3 vjeçare; me gjendje të autizmit, i njëjti ndaj të njëjtës ka përdorur fjalë të ndryshme ofenduese dhe degraduese, ku ndër të tjera duke i bërtitur me tone të larta i ka thënë “k .ik atje … Ti koke budallic..ta q.. bota nanën … “kështu që i pandehuri me veprimet e tij bie ndesh me nenin 94 paragrafi 4 nenparagrafi 4.4 tè Ligjit mbi shëndetësinë ,duke mos iu përmbajtur parimeve tike dhe profesionale gjatë ushtrimit të kujdesit shëndetësor”, thuhet në aktakuzë.

    Pas rastit familjarët e 3 vjeçares, kishin reaguar duke përdorur dhunë ndaj Fazliut. Sipas aktakuzës ata i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Ndërsa edhe kanë pranuar fajësinë.

    Më datë 26 nëntor 2022, rreth orës 12.52 min , në kafiterinë ” Metro” që ndodhet në rrugën Mulla Idrizi në Gjilan, të pandehurit I.Shala dhe R.V , shkak të trajtimi të pandërgjegjshëm të fëmiut me autizëm, me dashje i kanë shkaktuar lëndime trupore të pandehurit tani të dëmtuarit iliasa Fazliut , ashtu që fillimisht i pandehur, prindi i fëmiut i revoltuar nga sjellja e mjekut ndaj fëmiut , hyn në kafiteri dhe i drejtohet të dëmtuarit Iljasa Fazliut , duke e fyer me fjalë e më pas e sulmon duke e goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment ndërhyn edhe i pandehuri R,V ,duke e kapur të dëmtuarin për krahu duke e mbajtur nën kontrolle, e më pas duke e tërhequr varre për t’a rxjerrë jashtë lokalit“, thuhet në aktakuzën që ka siguruar Insajderi.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, ka pranuar kallëzimin penal, 26 nëntor 2022,ndaj të pandehurve llijasa Fazliu për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshmesh mjekësor.

    Çka kishte deklaruar Iljasa Fazliu para Prokurorisë?

    Logopedi nga Gjilani në mbrojtje, kishte deklaruar para gjykatës se ka trajtuar 10 raste me autizëm dhe se rasti konkret ka qenë një lëshim i momentit.

    Në dosjen që kishte siguruar nga Insajderi, Fazliu ka thënë se fëmiun në fjalë nuk e dëmton asgjë sepse e njëjta ende nuk është diagnostifikuar plotësisht me autizëm.

    “I pandehuri Iljasa Fazliu ka deklaruar se e mbështet deklarimin e mbrojtësit të tij duke shtuar se i njëjti është ekspert i kësaj lëmie dhe 24 vite përvojë punë, ku ka trajtuar mbi 10 mijë raste të tilla dhe sa i përket rastit konkret i njëjti ka ndodhur si një lëshim i momentit dhe fëmijën nuk e dëmton asgjë sepse e njëjta ende nuk është diagnostifikuar plotësisht me autizëm dhe e kuptoj ndjeshmërinë e prindit dhe atë thellësisht”, thuhej në dosje.

    Iljasa Fazliu, logopedi që abuzoi me 3 vjeçaren me autizëm është kthyer në punë në Klinikën e ORL-së, në QKUK me 20 janar 2023.

    Hapi i parë që i dha të drejtë Fazliut të kthehet në punë në spitalin e shtetit ishte një vendim i lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ku i njëjti nuk ka dënim të formës së prerë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark