×
Insajderi

Sekuestrimi i drogës, ministri i Brendshëm i Shqipërisë: Duhet të shkohet tek “bosat” e tyre

Insajderi
16 August 2023 - 08:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, e ka përgëzuar Policinë e Shtetit për sekuestrimin e drogës dhe arrestimin e pesë personave në këtë operacion, dy prej tyre nga Kosova përfshirë edhe Besnik Mujecin, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se operacioni i sotëm vë në pah nevojën e luftimit të rasteve të kontrabandimit të drogës.

“Suksesi i operacionit të radhës të Policisë së Shtetit në goditjen e një rrjeti trafikantësh nga Kosova në Shqipëri dhe sekuestrimi i një sasie shumë të madhe dozash/tabletash të një lloj droge nxjerr në pah dhe nevojën e një lufte edhe më të ashpër ndaj këtij fenomeni”.

“Kjo është një betejë dhe një sfidë për policinë e çdo vendi dhe disa mund të thonë se është e vështirë, se edhe vendet e tjera e kanë këtë problem. Unë nuk mendoj kështu. Në javët e fundit janë goditur disa rrjete shpërndarësish lëndësh narkotike edhe pse duhen ndjekur fijet dhe duhet të shkohet tek “bosat” e tyre sa më shpejt”, ka thënë Balla.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark