Në Hollywood po qarkullojnë disa thashetheme se aktorët Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë në krizë martesore. Shkaktarja kryesore e kësaj krize është këngëtarja adoleshente Selena Gomez, e cila raportohet të jetë në lidhje me Brad Pitt.
Pitt dhe Gomez ishin takuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Golden Globus, dhe që nga atëherë janë parë shumë afër njeri-tjetrit.
Sipas burimeve të revistës Radar Online, aktori Pitt ishte munduar ta rikthej romancën e tyre me pushime në Vietnam, por ftesa e tij ishte refuzuar nga Jolie.
Madje, në ditët e fundit, Angelina Jolie ka thënë se nuk tërhiqet më nga bashkëshorti i saj sepse ai duket i shëndoshë dhe i vjetër./Insajderi