×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimaj: Do të jem i pari që do të protestoj

    Insajderi
    09 February 2021 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Brahim Selimaj, ka thënë se do të jem i pari që do të protestoj nëse ekonomia nuk do ta ketë vendin e vet në zhvillimin e gjithëmbarëshëm.

    Gjatë një debati televiziv, Selimaj, thotë se si njeri që gjithë jetën ia kam kushtu biznesit, prodhimit dhe tregetisë, zotohem që do ta kërkoj me ngulm në parlamentin e Kosovës që ato mjete të vine në xhiro me kushte shumë të favorshme që prodhimtaria në Kosovë, të lulëzojë.

    “Do të jem i pari që do të protestoj nëse ekonomia nuk do ta ketë vendin e vet në zhvillimin e gjithëmbarëshëm.

    E kemi shitë pasurinë tonë kombëtare shumë lirë.

    E kemi privatizue Kosovën siç thojke Sali Berisha me 1 euro por edhe ai 1 euro është në portofole të pa dukshme tash e 17 vjet.

    Si njeri që gjithë jetën ia kam kushtu biznesit, prodhimit dhe tregetisë, zotohem që do ta kërkoj me ngulm në parlamentin e Kosovës që ato mjete të vine në xhiro me kushte shumë të favorshme që prodhimtaria në Kosovë, të lulëzojë.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark