×
Zgjedhjet 2021

Selimi për OShP-në: Ne do t’i mbështesim me staf plotësues dhe t’u ofrojmë kushte

Insajderi
09 February 2021 - 21:11
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Selim Selim, ka thënë se Organit Shqyrtues të Prokurimit, do t’i ofrohet mbështetje.

Selimi tha se OShP-ja do të plotësohet, fuqizohet, me staf mbështetës, por se duhet të kihet kujdes, me selektimin e stafit.

“Unë mendoj që OSHP-ja duhet të plotësohet, të kemi kujdes që të fuqizohet, edhe me staf mbështetës, që është i rëndësishëm. Qasja jonë është që të jemi të kujdesshëm me personat e selektuar, që të mos kemi probleme me plotësimin e këtij paneli. Tu ofrojmë kushte të dinjitetshme për ta”, u shpreh Selimi

Më tutje, për mos kallëzimin e ndonjë vepre penale nga OShP-ja, në Prokurori, tha se është vepër penale.

“Unë e konsideroj që është në ligj, mos kallëzimi i veprës penale, është penale, anëtarët e OSHP-së, duhet t’i dërgojnë veprat penale në Prokurori. Duhet të bëhet një intervenim. Ne e kemi shut një dispozitë në ligjin e avokaturës shtetërore. Do të insistoj”, tha Selimi në Debat Pernime.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark