Ministrit në detyrë të Ministrisë së Drejtësisë, Selim Selimit, aktualisht kandidat i AAK-së për deputet, i është bërë një pritje jashtëzakonisht miqësore në qytetin e Prizrenit.
Selimi gjatë kësaj vizite në këtë qytet, ka takuar të rinjtë e kësaj partie, që ai i ka quajtur promotorë të fitores së AAK-së në këto zgjedhje.
Postimi i plotë i Selim Selimit:
Jashtëzakonisht i lumtur me mbështetjen e pa rezervë të të rinjve të Prizrenit për Forcën e Kosovës, të cilën e shohin si alternativë të sigurt që të jenë qendër e një shteti të zhvilluar dhe të mirëqenë.