Kandidati për deputet nga Lidhja Demoraktike e Kosovës, Driton Selmanaj ka vizituar sot Gjonaj, Rogoven dhe Gjakoven.
Selmanj ka thënë se LDK është konstanta e vetme për vendin dhe se të tjerat parti mbeten vetëm variabla.
“Gjonaj, Rogova dhe Gjakova.Se Lidhja Demokratike e Kosovës është konstanta e vetme për vendin dhe se të tjerat parti mbeten vetëm variabla, këtë çdo ditë e më shumë po na e dëshmon elektorati ynë. Banorë nga Gjonaj, Rogova e Gjakova, sot brohoritën për fitoren e LDK-së, brohoritën përplot entuziazëm për Shtetin, Shtet”
“Rajoni i Gjakovës, është vend i grave dhe burrave fisnik e punëtorë, është rajon i cili meriton zhvillim dhe qeverisje te denjë. Përgjatë këtyre muajve të qeverisjes tonë, edhe ky rajon ndjeu dorën e zgjatur të shtetit, dorë të cilën do ta ndjejnë po aq herë sa LDK-ja do të qeverisë me vendin.
Me fjalë pak dhe me punë shumë, ne qeverisëm me maturi dhe urtësi, me mençuri dhe program konkret për vendin. Me po të njejtat virtyte e parime do të vazhdojmë qeverisjen, sepse Shteti është Shtet dhe nuk qeveriset me propaganda e dogma boshe”, ka shkruar Selmanaj./Insajderi.org