×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Selmanaj dyshon se Kurti mund të sjell Marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe si ajo e Dritan Abazoviq që ia rrëzoi qeverinë

    Insajderi
    28 February 2023 - 19:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njëra nga pikat e planit evropian të cilin e pranoi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përfshinë edhe formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe brenda sistemit juridik të Kosovës, shkruan Insajderi.

    Kjo gjë ka zgjuar shqetësimin e deputetit  të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dritan Selmanaj, i cili shprehet se “me gjasë” ajo do t’i ngjasojë Traktatit Bazë mes Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, marrëveshje kjo aq kontroverze saqë çoi edhe në rrëzimin e qeverisë malaziase dhe shkaktoi polarizim të skajshëm socio-politik atje.

    “Për çfarë zyrtarizimi po flasim? Për çfarë statusi të Kishës? Eksterritorialitet?!!! Me shumë gjasë skenari i Kishës Ortodokse të Serbisë i cili u firmos me Malin e Zi përmes Dritan Abazoviqit, do të aplikohet edhe në Kosovë përmes Albin Kurtit”, shkroi Selmanaj në Facebook./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark