×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Selmanaj: Kurti që 1 vit merret vetëm me dialogun

    Insajderi
    23 March 2023 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se ka një vit që kryeministri Albin Kurti është duke u marr vetëm me dialogun.

    “Kjo tregon jo seriozitetin e këtij kryeministri, ky kam përshtypjen që nuk e ka ide për rëndësinë e pozitës qe e ka. Ka një vit që ky vetëm me dialog është duke u marr, ndërkohë neve na ka thënë së është temë e shtatë apo e tetë”.

    “Kjo shpërfaq gjithçka në fakt, kjo e shpërfaq diletantizmin e tij politik, qëndrimet e tij pozicioni i tij dhe pozita Kushtetuese që e ka nuk janë frekuenca të njëjta, që i bie që ky ka marr një pozicion ose një pozitë që nuk e meriton, nuk e meriton absolutisht sepse të thuash kështu dhe të sillesh kështu me media, me njerëzit, me Kuvendin e Kosovës, ky tregon se ka sjellje të një personi sa të pa përgjegjshëm po aq edhe naiv politik”, tha Selmanaj për EO, shkruan Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark