×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Selmanaj: LDK-ja nuk është kundër Asociacionit

    Insajderi
    08 March 2023 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, Driton Selmanaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se, sipas tij, nuk janë kundër formimit të tij.

    “Nuk është se LDK-ja ka ndërruar qëndrimin për çështjen e Asociacionit. LDK-ja nuk është kundër Asociacionit, LDK-ja është që çështja e dialogut të jetë çështje prioritare në raport me agjendën tonë të fuqizimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar dhe respektimin e marrëveshjeve të gjithave që i kanë nënshkruar Qeveritë e Kosovës”, ka deklaruar ai në emisionin Debat Plus.

    Po ashtu, ai ka thënë se partia e tij ka shumë pikëpyetje në lidhje me propozimin e Bashkimit Evropian për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark