×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Selmanaj: Osmani, Kurti dhe Gërvalla janë të përfshirë në skandalin “Martingate”

    Insajderi
    17 January 2023 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se dyshon se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nuk është i vetën në skandalin “Martingate”.

    Ai tha se dyshon se në këtë skandal janë të përfshirë edhe krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti si dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

    “Po del që edhe figurat tona më të larta shtetërore në mënyrë direkte ose indirekte kanë lidhje. A kanë lidhje me paratë? A kanë lidhje me agjendën politike të tij? A kanë lidhje me agjendat politike të vendeve fqinje? Këtë nuk e dimë sepse është një proces që drejtësia do ta zbardh”, tha Selmanaj në Klan Kosova.

    Selmanaj, i cili ka udhëhequr edhe me komisionin Ad-hoc të Kuvendit të Kosovës për hetimin e menaxhimit të krizës energjetike, tha se duket se kjo situatë do të marrë përmasa edhe rajonale.

    Ai theksoi se në partinë e tij LDK, këtij skandali i kanë vënë emrin “Martingate”.

    “Tash po del që ky proces nuk paska qenë dhe aq i thjeshtë dhe ne si LDK po e shohim me shumë shqetësim, e kemi quajtur “Martin Gate” për shkak të një skandali i cili po duket se ka përmasa të nivelit ballkanik të mos themi edhe më gjerë”, tha Selmanaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark