×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Selmanaj pyet Kurtin: I kujt je ti?

    Insajderi
    02 February 2023 - 12:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhë e LDK’së, Driton Selmanaj gjatë seancës së sotme e ka pyetur kryeminsitrin Kurti ‘i kujt je ti”, shkruan Insajderi.

    Selmanaj tha se ka filluar të dyshoj tek Kurti, pas deklaratave të këtij të fundit për Oliver Ivanoviqin.

    “Unë vërtetë kam fillu me dyshu kur ti një vrasës e glorifikon, kujt po i shërben ti, i kujt je ti, për kë je ti këtu”, tha Selmanaj.

    Ai kërkoi shpjegime nga Kurti se çfarë po ndodhë saktësisht në veri të vendit.

    “Unë e lus kryeministrin të vijë në një seancë tjetër që të na rrëfehet se çfarë po ndodh edhe me targat, edhe me zgjedhjet atje edhe me mungesën e sovranitetit. Unë sa e pash kryeministri nuk është as i gatshëm emocionalisht, ndoshta i duhet qetësi edhe këtij”, ka thënë Selmanaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark