×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Serbia dhe Albini e kanë të njëjtin mllef ndaj Thaçit”, Haxhiu i reagon Kurtit

    Insajderi
    11 November 2023 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti “po hedh gurë” mbi ish-presidentin Hashim Thaçi kudo që i jepet mundësia. Këtë reagim ai e ka bërë pasi Kurti sot në Forumin e Paqes në Paris është shprehur se ideja e shkëmbimit territorial ka ardhur nga një nga paraardhësit e tij.

    Haxhiu ka thënë se “Serbia dhe Albini e kanë të njëjtin mllef ndaj Thaçit”.

    Bashkëpunuan me djallin, sponsorizuan raporte dhe dërguan dosje në Hagë kundër udhëheqësve te UÇK-së, te cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe këto manipulime  nuk po i mjaftojnë Albin Kurtit për të hedh gurë mbi Thaçin kudo që i jepet mundësia”, tha ai.

    Tutje, Haxhiu tha se “turpi mban emrin e mashtruesit Albin Kurtit”.

    Serbia dhe Albini me të njëjtin mllef kundër krerëve të UÇK-se në veçanti ndaj Hashim Thaçit projektet dhe vizionin e të cilit nuk po e arrin dot “Bini i Binqes”! Turpi mban emrin e mashtruesit Albin Kurti”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark