×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Sfida më e madhe për Kosovën është eksporti

    Insajderi
    07 May 2018 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 30 kompani kosovare janë trajnuar dhe këshilluar për rritjen e konkurrueshmërisë dhe promovimin e eksportit në mënyrë që të rritet ekonomia dhe punësimi i Kosovës.

    Luigi Brusa nga Zyra e BE-së tha se ky projekt Rritja e konkurrueshmërisë dhe promovimit të eksportit  ICEP, ka qenë një lloj drite për drejtimin e kompanive, ngase në Kosovë ka potencial dhe ardhmja e këtij vendi është e ndritshme.

    “Ky projekt është financuar që të ndihmojë 29 ndërmarrës, në mënyrë që të pranojnë sfidat. Mbështetja praktike i bënë më të fuqishëm dhe po ashtu Kosovën. Sfida më e madhe për Kosovës është eksporti. Andaj, këto kompani i kemi ndihmuar në ngritjen e konkurrueshmërisë. Projekti ka pasur për qëllim edhe rritjen e ekonomisë dhe punësimit në Kosovë”, tha Brusa, raporton Kosovapress.

    Ai shtoi se marrëveshja e MSA-së , është një qasje e bizneseve të Kosovës në tregun e BE me konsumatorë prej 500 milionë, por tha se duhet të përmbushën standardet për të qenë konkurrent. Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë  Faton Thaçi pohoi se Qeveria e Kosovës dhe MTI në vazhdimësi e kanë harmonizuar legjsilacionin për zhvillimin e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla.

    Kjo Ministri sipas tij ka përgatitur strategjinë për rritjen e cilësisë së prodhimeve, që bizneset të jenë konkurruese në tregjet ndërkombëtare. Besian Mustafa nga KIESA, tha se projekti ka pasur për qëllim ndërkombëtarizimin e kompanive kosovare dhe për qasjen e tyre në tregun evropian.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark