Kandidatët për deputetë nga partitë politike, po i vazhdojnë takimet me qytetarët për të kërkuar votën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 14 shkurt 2021.
Një takim me të rinjtë e Hanit të Elezit, ka zhvilluar kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mimoza Shahini.
Shahini ka thënë se të rinjtë e këtij qyteti kishin vizion për Hanin e Elezit.
“Në qytetin e vogël të Elez Hanit takova të rinj me një vizion për qytetin e tyre. Megjithëse ky qytet nuk ka pasur kurrë një vend në parlamentin e Kosovës, unë jam i sigurt se mes tyre kam parë LDK-në e së ardhmes”.
“Ata diskutuan ndotjen urbane, çështje që lidhen me bujqësinë, punësimin e të rinjve, turizmin si dhe projektet e zhvillimit për qytetin e tyre ku kulmet janë të mbuluara me pluhur”, ka thënë Shahini në një postim në rrjetin social Facebook.
Ajo theksoi se është ndjerë e privilegjuar që ishte pjesë e asaj bisede dhe se idetë e lindura do t’i mbajnë të lidhur për një kohë të gjatë. Insajderi.org