×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    SHBA ia përmend Serbisë sulmin në Banjskë: Lideri i vetëquajtur i sulmit mbetet ende i lirë në Serbi

    Insajderi
    08 February 2024 - 22:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përfaqësuesja e ShBA-së në OKB, ka kritikuar Kosovën për operacionet e pakoordinuara.

    Ajo u shpreh e shqetësuar për veprimet e Kosovës, sidomos të miratimit të rregullores se BQK-së.

    “SHBA mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi ynë është të nxisim demokracinë. I kërkojmë Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet përshkallëzuese. Inkurajojmë që t’i kthehen dialogut. SHBA ka shpreh brenga sa i përket zbatimit të rregullores se BQK-së, veprimi është marrë pa konsultim. Kështu edhe njëherë bëjmë thirrje për zbatim të këtij plani, por që të shtyhet të këtë procedura të kënaqshme dhe që popullata e prekur të informohet. Jemi të brengosur për veprimet që ka marrë Kosova duke përfshirë edhe aksionet në zyre”, theksoi ajo.

    Teksa ia përmendi Serbisë sulmin në Banjskë duke rikujtuar se lideri i sulmit mbetet i lirë në Serbi.

    “Katër muaj kanë kaluar nga sulmi në Banjskë. Lideri i vetëquajtur i sulmit mbetet ende i lirë në Serbi. Edhe njëherë i bëjmë thirrje Serbisë që të kërkojë llogari të plotë nga vepruesit, organizatorët dhe sulmuesit e këtij sulmi. Serbia duhet të bashkëpunoj me KFOR që mos të ndodh një sulm i tillë ”, ka thënë ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark