Shefi i asamblistëve të partisë së Ferit Idrizit punësohet me një pozitë në QKMF'në e Vushtrrisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Shefi i asamblistëve të partisë së Ferit Idrizit punësohet me një pozitë në QKMF’në e Vushtrrisë

    Insajderi
    10 June 2025 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mentor Hasani, shef i asamblistëve të partisë në pushtet në Vushtrri, është punësuar me një pozitë në QKMF në këtë komunë. Hasani është deklaruar për Insajderin, duke mohuar për ndonjë konflikt interesi. Një vit më parë, Mentor Hasanit i ishte punësuar djali në të njëjtin institucion. Insajderi ju sjell detaje nga konkursi.

    Gazeta Insajderi

    Komuna e Vushtrrisë me datën 2 qershor ka publikuar rezultatet e konkursit për pozitën : Zyrtar/Koordinator për cilësi dhe siguri të shërbimeve në QKMF “Dr. Safet Idrizi’.

    Kandidati fitues është shpallur Mentor Hasani, me 91 pikë.

    Mentor Hasani është shef i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri. Pra, i partisë në pushtet.

    Edhe në faqen e kësaj komune, Hasani figuron me pozitën si anëtar i Kuvendit Komunal.

    Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në komunën e Ferit Idrizit, se a ka pas ndonjë konflikt interesi, por deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigje.

    Insajderi ka kontaktuar edhe Mentor Hasanin. Ai mohoi të ketë pas ndonjë ndikim në punësimin e tij.

    “Jo se besoj që ka pasë ndonjë ndikim më të voglin, sepse unë veç tash e 26 vite punoj në QKMF në Vushtrri, dhe pozita e Zyrtarit Kordinator i Cilësisë së Shërbimeve Shëndetësore, ka qenë vetëm ndërrim i vendit të punës, ku në konkurs nuk e kam patur asnjë kundër-kandidat”.

    Hasani shtoi se i ka plotësuar të gjitha kriteret e konkursit.

    “Kriteret që kanë qenë për pozitën në fjalë në institucionin ku punoj i kam plotësuar në plotni sepse me profesion jam Bachelor në Infermieri dhe studimet post universitare Master në Menagjment Shëndetësor”, theksoi ai për Insajderin.

    Një vit më parë, opozita në Vushtrri kishte reaguar për punësimin e djalit Mentor Hasanit si “Teknik i Farmacisë në QMF “Safet Idrizi”.

    LVV-së përmes një komunikate kishte reaguar duke hedhur akuza për nepotizëm nga kryetari aktual e që sipas tyre e kishte punësuar djalin e shefit të grupit kuvendar të PDK-së në Vushtrri, Mentor Hasanit.

    Shefit të grupit kuvendar të PDK-së, Mentor Hasanit i punsohet djali, Dorian Hasani si teknik i farmacisë në QKMF Vushtrri nga Qeverisja Idrizi.

    Doriani është anëtari i tretë i familjes së ngushtë të asambleistit Mentor Hasani që punësohet në kuadër të QKMF Vushtrri. Siç dihet edhe vet Mentor Hasani bashkë me bashkëshorten janë puntorë të QKMF-së.” thuhej në komunikatë asaj kohe.

    Insajderi.org

    Insajderi ka raportuar vazhdimisht për punësimet partiake e familjare në komunën e Vushtrrisë të udhëhequr nga Ferit Idrizi i PDK’së:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark