×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shefi i Stafit të Osmanit: Persona të unfiromuar të Serbisë janë futur 15 kilometra brenda Kosovës, Vuçiq do të dështojë

    Insajderi
    24 September 2023 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela ka reaguar në platformën X rreth vrasjes së policit dhe plagosjes së një tjetri në Leposaviq. Ai e ka akuzuar Vuçiqin për agresion ndaj Kosovës.

    Ai tha se njerëz me uniforma pa shenja dhe me maska “little green men” (një referencë nga lufta e vitit 2014 me ushtarët rusë që kishin hyrë në Ukrainë duke bartur armatim) kanë hyrë 15 km brenda territorit të Kosovës me automjete të blinduara.

    Burrat e vegjël të gjelbër” të Serbisë me automjete të blinduara janë 15 kilometra brenda territorit të Kosovës (Banjska), ku një sulm terrorist kundër Policisë së Kosovës rezultoi me një polic të vrarë dhe një tjetër të plagosur. Vuçiq i është drejtuar një agresioni të paparë kundër Kosovës. Ai do të dështojë“, u shpreh Vela.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark