Ish-sulmuesi i Ipswich Town, shqiptari nga Kosova, Shefki Kuqi ka vënë emrin e tij në listën e kandidatëve për t’u bërë trajneri i ardhshëm i klubit anglez.
Paul Cook u shkarkua fundjavën e kaluar pas nëntë muajsh në detyrë, me John McGreal që hyri si menaxher i përkohshëm.
Nga ajo ditë shumë emra kanë qarkulluar për të marrë drejtimin e Ipswich, ndërsa sa fundmi kandidaturën ka hedhur edhe vushtrriasi Shefki Kuqi.
“Unë e vendosa aplikimin tim (për të zëvendësuar Cook). U thashë se ku jam, ata e dinë se ku jam”, ka thënë fillimisht Kuqi për BBC Radio Suffolk.
“I kam ndjekur gjërat nga afër, kam qenë në shumë ndeshje dhe besoj fuqimisht se e di se çfarë duhet ndryshuar”.
“Gjithmonë kam thënë se kam kaluar kohën më të mirë të karrierës sime në Ipswich Town”.
“Që kur jam bërë menaxher, e kam ndjekur nga afër dhe besoj se e di saktësisht se çfarë po ndodh atje, cilat janë problemet dhe çfarë duhet bërë”, përfundoi ish-sulmuesi nga Kosova.