×
  • Sport
  • Sport

    Shënoi golin e parë të ndeshjes, Rrahmani: E dominuam kundërshtarin

    Insajderi
    25 July 2023 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autori i golit të parë, Rrahmani foli pas sfidës ndaj Larne dhe u shpreh shumë i lumtur për këtë sukses dhe tregoi se beson te faza e grupeve të UEFA Conference League.

    “Ndeshja? 

    Ishte një ndeshje shumë e mirë për ne, e dominuam kundërshtarin dhe kjo tregon se kemi një karakter shumë të fortë.

    Sonte gjetëm ritmin e duhur dhe ne besojmë dhe duam përsëri të shkojmë në fazën e grupeve.

    Ndeshja e kthimit? Natyrisht në transfertë nuk do të jetë e njëjta atmosferë.

    Por, nuk duhet të mendojmë për këto, pasi ne shkojmë me tre gola epërsi dhe me ndeshjen që treguam sonte përse të mos fitojmë edhe atje.

    Faza e grupeve? Patjetër që ne e kemi potencialin për të shkuar në fazën e grupeve.

    Tashmë ne kemi eksperiencën e duhur, skuadra është përforcuar më shumë dhe mendoj se i kemi komponentët për të përsëritur historinë”, – tha Rrahmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark