Kandidatët e Nismës Socialdemokrate të Kosovës po vazhdojnë takimet mobilizuese me aktivistë e simpatizantë nëpër Kosovë.
Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka takuar aktivistët e Nismës në nëndegën e Fshatit Mirosalë të Ferizajt, për t’u mobilizuar për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Takim me nëndegën e fshatit Mirosalë në Ferizaj në funksion të mobilizimit për zgjedhjet e 14 shkurtit! #MeÇlirimtarët 121”, ka shkruar Sherifi në rrjetin social Facebook. Insajderi.org