Super ylli i Barcelonës, Lionel Messi është shëruar nga operacioni i vogël në veshkë, që pati ditë më parë dhe tani është duke bërë përpjekje që të kthehet në maksimumin e tij gjatë javës në vazhdim.
Kjo është arsyeja pse ai u kthye në fushën stërvitore të klubit për të punuar për ndeshjen e së dielës me Celta Vigon, një nga befasitë e La Ligas në këtë sezon.
Sulmuesi argjentinas do të përpiqet të jetë në gjendjen më të mirë për ndeshjen e kësaj fundjave, pasi mungojnë edhe dy sesione trajnimi deri në ditën e ndeshjes.
Argjentinasi iu nënshtrua një operacioni të vogël në veshkë të martën për një problem që ai kishte vuajtur që nga Kupa Botërore për Klube.
Messi nuk u paraqit të mërkurën në ndeshjen që Barcelona e zhvilloi ndaj Valencias, por klubi katalan e kishte të lehtë ndeshjen me çka kaloi në finale të Kupës së Mbretit