×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shkarkim/Dorëheqjet në Podujevë, deklarohen zyrtarisht nga komuna

    Insajderi
    03 August 2022 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Podujevës ka njoftuar zyrtarisht se Driton Veliu nuk do të jetë më drejtor i Shëndetësisë në këtë komunë.

    Ai ka dhënë sot dorëheqje nga kjo pozitë pas zhvillimeve të fundit në komunën që drejtohet nga Shpejtim Bulliqi.

    “Duam të njoftojmë opinionin publik dhe mediat se drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu ka ofruar dorëheqjen e tij nga detyra e drejtorit. Ndërsa, lajmet tjera që po qarkullojnë në rrjete sociale për shkarkimin apo dorëheqjet e zyrtarëve të tjerë janë spekulime dhe të pavërteta”, thuhet në kumtesën e komunës përcjelll Insajderi.

    Kujtojmë se dorëheqja e Veliu erdhi pas shkarkimit të drejtorit të Inspeksionit Besnik Mulliqi i cili thotë se ndaj tij u morën masa pasi që luftoi deri në fund në mbrojtje të ligjit.

    Lajmin e ka konfirmuar vet ai. Veliu tha se përveç arsyeve personale kanë ndikuar edhe zhvillimet e fundit për të marrë këtë vendim.

    “Po kam dhënë dorëheqje. Për arsye personale por edhe për disa zhvillime të fundit që kanë ndodhë aty, kam dhënë dorëheqje”. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark