×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shkelja e premtimit | 46 kontrata mbi vepër në Gjilan, Drejtori për Zyrën e Preshevës me shkollë të mesme

    Insajderi
    21 July 2023 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka nënshkruar 46 kontrata mbi vepër. Hyseni në vitin 2021 kur edhe erdhi në krye të Gjilanit i konsideronte të jashtëligjshme këto kontrata. Ndërsa tani duket se vetë po e ‘shkel’ ligjin. Në këto kontrata punë të nënshkruara është edhe ajo për Drejtor për Zyrën e Preshevës, personi i zgjedhur është vetëm me shkollim të mesëm.

    Gazeta Insajderi

    I pari i Gjilanit, para dy viteve kishte dhënë një premtim që kurrë nuk e zbatoi. Hyseni kishte premtuar se nuk do të kishte më kontrata në vepër. Ai thoshte se kjo përben shkelje ligjore.

    Jam në dijeni që ka pasur më herët kontrata mbi vepër. Unë nuk jam i interesuar që të vazhdojë marrëdhënie kontraktuake mes komunës dhe palëve të tjera që është e jashtëligjshme“, kishte deklaruar Hyseni në videon e mëposhtme.

    Në Komunën e Gjilanit janë dhënë 46 kontrata mbi vepër. Kjo është lista e personave që janë të angazhuar nga Komuna gjatë vitit 2022 dhe 2023, shkruan Insajderi.

    Një nga kontratat është edhe ajo Drejtorit për Zyrën e Preshevës i cili ka të përfunduar vetëm shkollimin e mesëm. Në listën e të angazhuarve me kontratë mbi vepër nga viti 2022 deri më qershor 2021, shkruan se Aid Berisha ka të përfunduar shkollën e mesme. Ai ishte angazhuar si zyrtar në zyren e PMB.

    Aid Berisha tashme është bërë drejtor për Zyrën e Preshevës, kështu figuron në web faqen e komunës.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    13 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark