×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkoi për të shuar sherrin, qëllohet më plumb në kokë shqiptari në Greqi

    Insajderi
    29 August 2023 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shqiptari është plagosur me një plumb në kokë në zonën e Menidi në Greqi dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja nisi ditën e shtunë, ku shqiptari fillimisht është përplasur verbalisht me një tregtar, i cili e goditi atë me grusht në fytyrë.

    Dy ditë më vonë shqiptari është rikthyer për të sqaruar sherrin me grekun, por pasi janë konfliktuar sërish, shqiptari ka plagosur me plumb në këmbë një person.

    Gjatë tentativës për t’u larguar, ai është përleshur me një tjetër person që ndodhej në vendngjarje, ku si pasojë është rrëzuar në tokë dhe i ka rënë arma nga duart.

    Më pas raportohet se personi më të cilin është konfliktuar ka marrë armën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë. Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje kritike, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark