Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk do të festoj Ditën e të Dashuruarve në qytetin të cilin e drejton.
Për Shën Valentin ai do të jetë në Bruksel. Kështu është paralajmëruar në një ngjarje të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Belgjikë.
Me 14 shkurt, Ahmeti do të jetë në Bruksel, ku i është organizuar një tubim me kosovarët që jetojnë në kryeqytetin belg.
Tubimi do të mbahet në orën 18:00 në një hotel në qendër të Belgjikës. Nuk dihet nëse Ahmeti do të udhëtoj në Bruksel me bashkëshorten e tij apo do t’i blejë një dhuratë nga kryeqyteti i Belgjikës.
Megjithatë, nga kjo ngjarje del se për kryetarin Ahmeti, Dita e të Dashuruarve ka më pak rëndësi sesa aktiviteti partiak i tij.