Premier League pak ditë më parë mori vendimin që kampionati mos të pezullohej edhe pse “Covid-19” është kthyer në një kërcënim të madh.
Këtë fundjavë, saktësisht me datë 26 dhjetor janë caktuar të luhen 9 ndeshje, por sot është marrë vendimi që dy prej tyre të shtyhen.
Bëhet fjalë për Liverpool – Leeds United dhe Wolves – Everton.
Raste me Covid në këto skuadra rezultaton te jetë i lartë, teksa Leeds konfirmoi se numri i lojtarëve të infektuar deri më tani është 5, ndërsa Liverpooli deri më tani ka konfirmuar 3.