Shqipëria do të sfidojë Republikën e Çekisë me datën 7 shtator, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Me shumë mundësi, çekët nuk do të kenë në dispozicion për këtë takim një nga sulmuesit më të mirë.
Bëhet fjalë për Patrick Schick. Leverkusen saktëson se sulmuesi iu nënshtrua një operacioni për shkak të një problemi në ijë dhe do të rikthehet në fushë në fillim të tetorit.
“Patrik Schick iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm në ijë në spitalin Charité në Berlin në qershor dhe ai tashmë ka filluar rehabilitimin e tij. Sulmuesi 27-vjeçar pritet të rikthehet në fushë në fillim të tetorit. Ndeshja e fundit e Schick për të daton në fillim të marsit”